Ndalimin e anëtarit të KKZ nga pjestarët e MPB për intervistim, kryetari Mustafi e cilëson si ndërhyrje brutale në procesin zgjedhor nga partia shtet

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi, ka reaguar pas ndalimit, respektivisht të intervistimit të ish drejtorit likuidues, njëherit anëtarit të Komisionit Komunal Zgjedhor, F.I. nga pjestarët e MPB-së.

Sipas kreut të KKSh-së, ky verim i sotshëm i pjestarëve të MPB-së, është ndërhyrje brutale në procesin zgjedhor nga partia – shtet për qëllime politike.

“Tensionimi i situatës në Luginën e Preshevës për qëllime politike është i papranueshëm në prag të ripërsëritjes të zgjedhjeve parlamentare më 27 maj në njësinë nr. 6 – lagja e Strukarve në Tërnoc. Nxitja e pasigurisë dhe frikës kolektive janë emërues të përbashkët të sistemit aktual në Serbi, përmes instrumentalizimit politik të organeve ligjzbatuese kundrejt shqiptarëve të Luginës së Preshevës” – thuhet ndër të tjera në reagimin e kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi.

Kujtojmë që sot në mëngjes, u ndalua për intervistim nga pjestarët e MPB-së, ish drejtori likuidues i NP “Direksioni për Ndërtim” në Bujanoc. Fillimisht, mediat serbe e paraqitën rastin si arrestim, ndërsa pas pak kohësh, lajmin e përgënjeshtruan vet ato, dhe e paraqiten, si ndalimin për intervistim./LUGINALAJM/

Leave a Reply

Your email address will not be published.