Natë e tensionuar në Shkup, policia arreston disa protestues (FOTO-VIDEO)

343

Vanco-480x320Forca të shumta të policisë maqedonase janë vendosur gjatë natës dhe mengjesin e sotëm përpara institucioneve kryesore të Maqedonisë.

Kjo ndodhi pas trazirave të mbrëmshme që përfshiën Shkupin.

Dhjetëra protestues dhe pjestarë të policisë kanë ngelur të lënduar pas konfrontimit mes tyre.

Policia ka arrestuar rreth 20 persona, të cilët po vazhdojnë të mbahen nëpër stacionet policore.

sednati-demostrantiProtesta eskaloi kur mijëra protestues pasi thyen me gurrë xhamat e Qeverise, tentuan të thejnë edhe kordonin policor, për tu futur në ndërtesën qeveritare.

Per t’i shpërndare protestuesit, njesite speciale të policisë maqedonase intervenuan me gaz lotësjellës dhe me topa uji .

Në protesten e mbërmshme ,qe u organizua spontanisht permes rrjeteve sociale, protestuesit kerkuan dorëheqjen e kryeministrit Nikolla Gruevski.

unnamed-1Protesta u nxit në shenjë revolte ndaj Qeverise ,lidhur me fshehjen e vrasjes së një 21 vjecari maqedonas, që ndodhi disa vite me parë, audio incizime për të cilin rast, prezentoi dje lideri opozitës maqedonase, Zoran Zaev .

Në bisedat telefonike, të cilat i publikoi Zaev, pretendon se dëgjohen kryeministri Gruevski dhe ministrja e Brendshme Gordana Jankullovska ,duke tentuar të fshehin vrasjen e të riut Martin Neshkovski, që është kryer nga një trupërojë e kryeministrit maqedonas.

Pas këtyre zhvillimeve ,partia “DOM,e Liljana Popovskës ka braktisur koalicionin qeveritar të Nikolla Gruevski./LuginaLajm/

 




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *