Nagip Arifi realizon vizitën e parë tek ndërmarrjet private – ju premton përkrahje

755

Kryetari i Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, me bashkëpunëtorë, gjatë ditës së djeshme, ka vizituar disa ndërmarrje private në Bujanoc.

Sipas një shkrimi në faqen zyrtare të Komunës së Bujanocit, Arifi ka vizituar dy kompani të suksesshme vendore “Jolly Natural Casing” dhe “TermopanGlas”, që po plasojnë prodhimin e tyre nëpër tregjet e Bashkimit Europian me çmime konkuruese.

“Gjatë ditës së mërkur kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi me bashkëpunëtorët e tij vizitoi dy prej ndërmarrjeve të suksesshme që operojnë në komunën tonë “Jolly Natural Casing” dhe “TermopanGlas” që kanë përfituar mjete nga konkursi i Trupit Koordinues, e të cilët produktet e tyre i plasojnë edhe në tregun e Bashkimit Europian. Këto dy ndërmarrje punësojnë një numër të madh të punëtorëve nga komuna jonë, dhe pushteti lokal shpreh gatishmërinë t’i ndihmojē sektorit privat, e sidomos atyre ndërmarrjeve të cilat punësojnë kuadro nga komuna e Bujanocit. Ditëve në vijim do të vizitohen edhe ndërmarrje tjera vendore” – thuhet në njoftimin e publikuar nga Komuna e Bujanocit.

Ndryshe, ketë vit nga konkursi për subvencionimin e bizneseve prodhuese nga Trupi Koordinues, kanë përfituar shtatë ndërmarrje nga Bujanoci, në vlerë totale prej 14 milionë dinarëve./LuginaLajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *