Nagip Arifi e Ragmi Mustafa ndihmojnë radikalin boshnjak Zukorliq në kurriz të shqiptarëve

386

muamer-zukorlic_1461355302-4514873Një pjesë e partive të shqiptarëve të Luginës së Preshevës kanë vendosur t’iu ndihmojnë boshnjakëve në zgjedhjet për Parlament të Serbisë derisa kanë thënë se shqiptarët s’duhet të jenë pjesë e Parlamentit serb. Krejt këto manovra të Nagip Arifit e Ragmi Mustafës po bëhen për të penguar kandidatin për deputet Shaip Kamberi. Ky i fundit thotë se koalicioni i disa prijëseve të partive për ta penguar do të dështojë. Është i bindur se do të jetë përfaqësues i shqiptarëve në Parlamentin e Serbisë i përbërë nga 250 deputetë.

Disa shqiptarë të Luginës së Preshevës janë bërë bashkë për t’i ndihmuar imamit radikal, Muamer Zukorlić që të bëhet pjesë e Parlamentit të Serbisë. Krejt këto veprime po i bëjnë për të penguar futjen e një deputeti të shqiptarëve në Kuvendin serb.

Këtij koalicioni të disa shqiptarëve po i prin Nagip Arifi nga Partia Demokratike derisa Kryetari i PDSH’së, Ragmi Mustafa, ka bërë thirrje për bojkot të zgjedhjeve parlamentare të Serbisë me arsyetimin se shqiptarët s’i njohin këto zgjedhje. Edhe në këtë formë, Mustafa është duke i ndihmuar Zukorlicit për të marrë votat e shqiptarëve në Luginë.

Kandidati potencial për t’u bërë deputet në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka treguar për Gazetën Express, se pikërisht përkrahja e Zukorlicit nga disa individë shqiptarë po bëhet për të dëmtuar ngjitjen e tij në legjislativin serb./Lugina-Lajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *