Nagip Arifi akuzon qeverisjen e Bujanocit për keqmenaxhim të parasë publike, harron majin e 2013-tes kur u pagua për “over time” për pjesëmarrje në Panairin e Bujqësisë në Bujanoc

370

Ish kryetari i Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, gjatë një konference për media të ditës së hënë (dje), ka akuzuar pushtetin lokal të Bujanocit për keqmenaxhim të parasë publike dhe rritje të shpenzimeve të karburanteve për automjetet e komunës.

Arifi, ka tërhequr një paralele mes shpenzimeve të karburantit për vitit 2015 dhe 2017, kohën kur ai ka qeverisur, dhe kohën kur ai është në opozitë, dhe se përgjatë 2017-tes, shpenzimet janë rritur për  232 kilometra, apo siç ka potencuar Arifi, qeverisja e tanishme udhëton 858 kilometra në ditë.

Mirëpo, për derisa ish kryetari Nagip Arifi, po akuzon qeverisjen lokale për kilometra më shumë, po harron për të bëmet e veta në të kaluarën.

Ai gjatë majit të vitit 2013-të, u pagua për “over time” në punën e zakonshme. Në atë kohë, Nagip Arifi, u pagua për “qendrimin e gjatë në Panairin ndërkombëtar të Bujqësisë në Bujanoc”, me 20 orë shtesë, si dëmshpërblim për punën jashtë orarit. Në fakt, funskionerët lokal janë 24 orë në ushtrimin e detyrës

Gjithashtu, Nagip Arifi, akuzoi ndarjen jo të drejtë të subvencioneve për bujqit lokal dhe ato të bizneseve, por ai po harron se gjatë 2014-tes, përkrahu financiarisht biznesin e “vartësit së dikurshëm”./Lugina-Lajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *