Mustafi në takim tek Veliaj: Tirana mbështetëse edhe për të rinjët e Luginës së Preshevës

Përmes një postimi në facebook, kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi, ka njoftuar se në kadër të manifestit “Tirana është kryeqyteti Evropian i Rinisë për vitin 2022 së bashku me të rinjët e Luginës së Preshevës, kanë takuar kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

“Në kuadër të kësaj, pata kënaqësinë të takoj kryetarin e Tiranës, mikun tim, Erion Veliaj, me të cilin theksuam nevojën thelbësore që edhe të rinjtë e Luginës së Preshevës të kenë mundësi të barabarta për të formësuar jetën sociale, ekonomike, politike dhe kulturore duke marrë pjesë në këtë program. Veliaj si gjithmonë shprehu gatishmërinë e tij për Luginën e Preshevës, ku edhe në këtë rast do të krijohet hapësirë që edhe të rinjtë e Luginës së Preshevës të jenë pjesë e këtij makro programi, ku do të zbatohet përmes 8 Programeve, të cilët qëndrojnë si kolona mbajtëse nën sloganin “Activate Youth”. Shumë faleminderit Erionit dhe kryeqytetit të Shqipërisë, Tiranës, për këtë mbështetje dhe gatishmëri që rinia e Luginës së Preshevës të jetë pjesë e Tirana EYC 2022″ – ka shkruar Musfati në facebook.

Kujtojmë që ketë vit, Tirana është shpallur kryeqytet europian i rinisë, titull ky që jepet nga Forumi Europian i Rinisë./LUGINALAJM/

Leave a Reply

Your email address will not be published.