Mustafi në takim me Britanikët: Çështja e Luginës së Preshevës është në fokusin e Britanisë së Madhe

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi, dje ka takuar , shefin e departamentit të politikës në Ambasadën e Britanike në Beogard, William Hopkinson.

Mustafi, pas takimit me zyrtarit britanik, Hopkinson, ka shkruar se: Vlerësuam lartë komunikimin e vazhdueshëm dhe marrëdhëniet, madje miqësore mes Ambasadës Britanike dhe Këshillit Kombëtar Shqiptar gjatë viteve të fundit.

“Çështja e Luginës së Preshevës është në fokusin e Britanisë së Madhe, jo vetëm si problematikë por edhe si mundësi për të avancuar!” – ka shkruar mes tjerash kryetari Mustafi.

Së fundmi, Wiiliam Hopkisnon është emëruar për shëf të departamentit të politikës në Ambasadën e Britanisë së Madhe në Beograd, pozitë të cilët deri më tani e ka ushtruar Chantel Care./LUGINALAJM/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *