Mustafi: Barazia dhe përballja me të kaluarën janë parakushtet në realizimin e të drejtave kolektive të shqiptarëve në Luginë
Përmes një postimi në facebook, kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi, ka dhënë detaje rreth paraqitjes së tij në konferencën “Ex post analiza mbi realizimin e Planit të veprimit për ushtrimin e të drejtave të pakicave kombëtare” të mbajtur në Beograd
“Në kuadër të konferencës “Ex post analiza mbi realizimin e Planit të veprimit për ushtrimin e të drejtave të pakicave kombëtare” të mbajtur në Beograd theksova nevojën për zgjidhje sistematike” – ka shkruar Mustafi.
Ai ka thënë se, “Para përfaqësuesve të Bashkimit Evropian, Këshillit të Evropës, Ministrive përkatëse dhe institucioneve tjera nënvizova se Këshilli Kombëtar Shqiptar ka kërkuar tashmë për sa vite revidimin e Planit të veprimit si dokument i politikave publike që duhet trajtoj çështjet e rëndësisë vitale jetësore edhe të shqiptarëve të Luginës së Preshevës” – ka shkruar Mustafi.
Më poshtë mundë ta lexoni postimin e fundit të kryetarit të KKSH-së Ragmi Mustafi:
BARAZIA, DIVERSITETI DHE PËRBALLJA ME TË KALUARËN JANË NEVOJË URGJENTE PËR DEMOKRACINË
Në kuadër të konferencës “Ex post analiza mbi realizimin e Planit të veprimit për ushtrimin e të drejtave të pakicave kombëtare” të mbajtur në Beograd theksova nevojën për zgjidhje sistematike.
Para përfaqësuesve të Bashkimit Evropian, Këshillit të Evropës, Ministrive përkatëse dhe institucioneve tjera nënvizova se Këshilli Kombëtar Shqiptar ka kërkuar tashmë për sa vite revidimin e Planit të veprimit si dokument i politikave publike që duhet trajtoj çështjet e rëndësisë vitale jetësore edhe të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
Barazia dhe përballja me të kaluarën janë parakushtet në realizimin e të drejtave kolektive të shqiptarëve në Luginë.
“Shfrytëzimi I mjeteve administrative për të ushtruar spastrimin etnik – pasivizimi I adresave” (KHDNj) është I papranueshëm e duhet me urgjencë rikthyer adresat e ndërpres këtë proces diskriminues.
Duke qenë rajoni me pagën mesatare gjashtë herë më të ulët se Beogradi, ndër më të pazhvilluarit e të varfër me papunësinë rreth 70%, komuniteti shqiptar vuan nga nënpërfaqësimi, mosintegrimi në mungesë të vullnetit politik e qasjes raciste nga Ministra të fuqishëm në Beograd që nuk ka guxim t’i dënojnë as gjykatat.
Centralizimi i institucioneve ka dezintegruar Luginën dhe ka agravuar segregacionin. Sot kemi më pak gjykata e gjykatës në Luginë seç kishim para një dekade. Më (as)pak prokuror, më pak polic, më (as)pak zjarrfikës, më (as)pak inspektor republikan e shumë institucione nuk kanë asnjë shqiptar të përfshirë (kadastra, etj.)
Vitin që lamë pas realizuam një sukses të jashtëzakonshëm sa i përket librave shkollor, katalogun e emrave dhe mbiemrave shqip që nuk është karakteristik e këtij viti.
Gjithë e më shumë edhe për shkak të këtij diskursi publik jodemokratik, pakicat nacionale po zvogëlohen në mungesë të perspektivës ekonomike e zhvillimit të vlerave e parimeve të BE-së.
Konferenca është mbajtur në kuadër të programit për promovimin e diversitetit dhe barazisë nga Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës “Horizontal Facility for the Ëestern Balkans and Turkey – Faza II” në Ministrinë për Drejtat e Njeriut, Pakicave dhe Dialogut Shoqëror.