Mustafa sqaron: Qytetarëve të Luginës nuk do ju nevojitet testi i koronavirusit për të hyrë në Kosovë

697

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa përmes një sqarimi për opinionin e Luginës së Preshevës, ka bërë të ditur se, qytetarëve të Luginës së Preshevës, nuk do të ju nevojitet testi PCR (koronavirusit) për të hyrë në Kosovë.

Sipas këtij sqarimi të kryetarit Mustafa, qytetarëve të Luginës, nuk do të duhet as vetizolimi me rastin e futjes në Kosovë.

Më poshtë mund t’a lexoni të plotë sqarimin e Ragmi Mustafës – kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar:

Sqarim:

Masat e reja të Qeverisë së Kosovës: testimi për Covid-19, nuk aplikohet për qytetarët e Preshevës e Bujanocit e Medvegjës.
Deri tek problemet e mëngjesit të sotshëm në pikat kufitare ka ardhur si pasojë e keqinterpretimit të Vendimit të Qeverisë së Kosovës.

Kjo nënkupton që, qytatarët e Luginës mund të kalojnë kufirin me Republikën e Kosovës pa pasur nevojë për testim apo vetizolim.

Por sidoqoftë, ju lusim të respektoni rregullat e ekspertëve shëndetësor: të mbani distancën sociale, vendosjen e maskave dhe mirëmbajtjen e higjienës personale.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *