Musliu vazhdon turin e takimeve, sot vizitoi komunën e Bujanocit dhe sh.m. “Sezai Surroi”!

181

Në vazhdën e vizitave komunave të Luginës së Preshevës, pas vizitës në Komunën e Preshevës, një delegacion i Keshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH), i udhëhequr nga kryetari Jonuz Musliu vizitoi Komunën e Bujanocit dhe Shkollën e Mesme “Sezai Surroi”.

Në Komunën e Bujanocit delegacioni i KKSH-së është mirëpritur nga kryetari i saj Nagip Arifi ku theks i veçantë iu kushtua bashkpunimit të këtyre dy institucioneve si i domosdoshëm që të zgjidhen problemet e shqiptarëve.

Kryetari Musliu e njoftoi me rrjedhat dhe rreth punës dhe aktiviteteve të KKSH-së duke theksuar se pas konstituimit të të gjitha komisioneve përkatës kanë marë për obligim detyra të rëndësishme si formimi i programeve dhe strategjive në fushat përkatëse.

Gjithashtu edhe kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi shprehi gatishmërin e plotë të kësaj komune për bashkpunim më të thellë dhe më intenziv në të gjitha drejtimet ku ka hapësir në mënyrë që të realizohen plotësisht kompetencat e këtij institucioni.

Gjatë vizitës së Shkollës së Mesme “Sezai Surroi” kryetari Musliu u njofua për së afërmimi me të gjitha problemet dhe sfidat me të cilat po përballet kjo shkollë dhe njëkohësisht kërkoi bashkpunim që bashkarisht ti tejkalojm të gjitha sfidat.

Këto janë vizitat e ndërrmara nga udhëheqësia e KKSH-së për të vizituar komunat e Luginës së Preshevës dhe kjo ishte vizita e dytë pas komunës së Preshevës ndërkaq tashmë edhe është ftuar seanca e e parë e KKSH-së për vitin 2015 që do të mbahet të premten në komunën e Medvegjës./LuginaLajm/

 




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *