Muaji mars me numër rekord të të infekrtuarve me koronavirus në Bujanoc – ja sa është numri i të infektuarve
Muaji mars në Bujanoc, ka shënuar numër rekord të infektimeve me koronavirus, ku sipas raportit të Shtëpisë së Shëndetit në Bujanoc, 300 persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.
Sipas të të njejtit raport, në mars, janë realizuar edhe 3101 kontrolle, prej të cilave 309, kanë qenë fëmijë, dhe të tjerët të moshës madhore.
Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit, edhe 12 persona, kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.
Tashmë, Bujanoci ka të regjistruar 1196 raste me koronavirus, që nga shpërthimi i pandemisë, derisa vetëm gjatë muajit mars, janë regjistruar 300 raste me COVID-19./LUGINALAJM/