Mos u nisni pa test për Kosovë, masat antiCOVID vlejnë edhe për qytetarët e Luginës

Masat e futura anti-COVID në Kosovë, kanë ‘prekur’ edhe qytetarët e komunava shqiptare të Luginës së Preshevës, ku pa test antiCOVID, apo dëshmi mbi vaksinim, nuk mundë të hyjnë në territorin e Kosovës.

Lajmin për LUGINALAJM, e kanë bërë të ditur nga Ministria e Shëndetësisë së Kosovës, të cilët thanë në formë të prerë, që: “Masat vlejnë për trë gjithë ata që futen në Kosovë, pa marrë parasysh, nëse ata vijnë nga komunat e Luginës së Preshevës”.

Megjithate, edhe Policia e Kosovës, nuk ka lejuar që sot në mëngjes drejtë Kosovës të udhëtojnë qytetarët e Bujanocit, pa ndonjë dëshmi përkatëse të kërkuara sipas masave në fuqi.

Sipas urdhëresave në fuqi, për të hyrë në Kosovë, një uhdëtar duhet të posedojë:

  1. [Hyrjet dhe daljet e qytetarëve në dhe nga Republika e Kosovës]
  2. Nga data 30 gusht deri me datë 13 shtator 2021, çdo person i cili hyn në Republikën e Kosovës, duhet të posedojë një nga dëshmitë e mëposhtme:
    2.1 Certifikatën e vaksinimit për vaksinimin e plotë ose marrjen e një dozë të vaksinës kundër COVID-19;
    2.2 Testi RT-PCR negativ për COVID-19, jo më i vjetër se 72 orë;
    2.3 Dëshmi se personi ka kaluar COVID-19 (test RT-PCR pozitiv i lëshuar jo më pak se 21 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë ose rezultat pozitiv i testit të antitrupave serologjik –IgG, i lëshuar më së shumti para 30 ditëve;
    2.4 Test i shpejtë antigjen negativ jo më i vjetër se 48 orë.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.