“Morava” del nga shtrati, bllokohet kufiri Serbi – Kosovë (VIDEO)
Reshjet e mëdha të shiut për tre ditë rresht, kanë bërë që lumi Morava të del nga shtrati i saj dhe të vërshon disa pjesë të rrugës Gjilan – Bujanoc, respektivisht fshatin Konçul, ku tashmë është bllokuar edhe pikëkalimi kufitar “Dheu i Bardhë”.
Një video e postuar para pak kohe nga një polic shqiptar nga kufiri Serbi-Kosovë, shihet se si lumi “Morava” ka vërshuar atë pjesë të rrugës, dhe tashmë rruga ndodhet e bllokuar tërësisht.
Sipas informacioneve të siguruara nga redaksia jonë, rruga Bujanoc – Konçul është bllokuar nga policia lokale, dhe se një pjesë e fshatit vazhdon të jetë nën ujë.
Aktualisht, përveç dëmeve materiale, nuk është regjistruar ndonjë viktimë në njerëz nga vërshimet të cilat po mbretërojnë në komunën tonë./LUGINALAJM/