Momenti kur moderatorja e RTK’së shpërthen në lot, derisa jep lajmin për vdekjen e koleges Ardita Sylejmani-Bllaca (VIDEO)

915

Moderatorja e RTK’së, Edona Musa gati sa nuk ka shpërthyer në lot derisa ka dhënë lajmin për vdekjen e koleges së saj, Ardita Sylejmani, shkruan Gazeta Metro.

Gazetarja e RTK’së, Ardita Sylejmani ka vdekur sot në Budapest të Hungarisë.

Gazetarja me prejardhje nga Gjilani dyshohet se ka humbur jetën gjatë procesit të lindjes.

Dyshimet e para janë se ajo ka pasur komplikime shëndetësore, ndërsa me gjithë përpjekjet e mjekëve, nuk ka arritur të mbijetonte.

Gazetarja Sylejmani është bashkëshorte e Shpend Bllacës, të punësuarit në stafin diplomatik të Republikës së Kosovës në kryeqytetin hungarez.

Ajo ka lënë pas vetes tre fëmijë, përfshirë edhe vajzën e sapolindur.

Më poshtë keni momentin kur Edona Musa jep lajmin për vdekjen e saj. /gazetametro.net

https://video.gjirafa.com/moderatorja-e-rtk-se-mp4




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *