Mogherini: Përkundër vështirësive shkojmë kah negociatat e Kosovës dhe Serbisë

252

Përfaqësuesja e lartë e BE Frederica Mogherini ka deklaruar se “përkundër të gjitha vështirësive po shkon kah negociatat e Kosovës dhe Serbisë në mënyrë që njëherë e përgjithmonë të mbyllet epoka e konflikteve në Ballkan”.

Frederica Mogherini ka deklaruar këtë në një intervistë të cilën e publikoi portali i Brukselit Politiko, duke thënë se suksesi më i madh i saj si shefe e shërbimit evropian për punë të jashtme (EEAS) konsideron marrëveshjen ndërkombëtare bërthamore me Iranin.
Ajo ka theksuar se si arritje ka qenë edhe puna rreth marrëveshjes në të cilën është ndaluar vala e imigrimit në Evropë, si dhe “pas 70 vjet përpjekjeve të pasuksesshme” miratimi i planit për ndërtimin e mbrojtjes së BE.
“Por unë nuk mund të harrojë edhe punën tonë në Ballkan”, ka theksuar Frederica Mogherini.
Siç ka thënë, “ne i kemi ndihmuar Greqisë dhe Maqedonisë Veriore në negociata për përfundimin e konfliktit i cili ka zgjatur dy dekada”.
Mirëpo Politiko ka përmendur edhe vlerësimin e ish kryeministrit italian Matteo Renzi i cili ka thënë se kontributi i Frederica Mogherinit në krye të EEAS “ka qenë afër zeros rreth të gjitha dosjeve të rëndësishme”./Insajderi.com.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *