Mitroviqit i pengon nisma parlamentare e Rezolutës mbi gjenocidin në Srebrenicë, kritikon deputetin Shaip Kamberi
Kryetarit të SNS-it në Bujanoc, Nenad Mitroviq, po i pengon nisma parlamentare e grupit “Lugina e Bashkuar – SDA Snaxhak” të cilët kanë ngritur procedur mbi shpalljen e Rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë, shkruan Pcinjski 017.
Mitroviq, ka akuzuar deputetin Kamberin që grupi i tij parlamentar, ka nisur një Rezolutë e cila do të paraqiste Serbët si një popull gjenocidial, pa pyetur se çfarë po bënin shqiptarët e tij në Kosovë dhe Shqipëri gjatë konfliktit 1998-2000”.
Për më tepër Mitroviq, ka akuzuar kryetarin e PVD-së, Shaip Kamberi për nismën parlamentare mbi mocionin e rezolutës mbi gjenocidin që ndodhi në Srebrenica, bazuar në vendimin të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe Gjykatës Penale Ndërkombëtare.Jugosllavia Ratko Mlladiq.
“Kamberi në ketë mënyrë po thellon hendekun në mes serbëve dhe shqiptarëve, dhe po i prish marrëdhëniet tashmë të brishta që ekzisojnë në këto tre komuna, Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë” – ka deklaruar Mitroviq, transmeton Pcinjski 017.
“Pse Kamberi nuk po i përmend Kleçkën, Hoçën e madh, rahovecin, Zhetelacin, Shtëpinë e verdhë dhe Raportin e Dik Martit” – pyet i pari i SNS-it në Bujanoc, Nenad Mitroviq
“Kamberin se është një politikan pa ide dhe vizion, dhe kjo është arsyeja pse ai është kthyer në të kaluarën dhe mund të shihet se ai është akoma në vitet e 90’ta. “Për procesin e pajtimit të vërtetë, ai duhet t’i drejtohet të ardhmes dhe të qëndrojë përpara popullit të tij me një ide dhe një vizion” – përfundoi Mitroviq.
Kujtojmë që grupi parlamenatre “Lugina e Bashkuar – SDA Sanxhak”, të cilën e udhëheq deputeti Shaip Kamberi, ditë më parë ka ngritur procedur paralemnatre mbi shpalljen e Rezolutës së gjenocidit në Srebrenicë./LUGINALAJM/