Mitroviq: Do të fitojmë ndaj Brazilit, jemi serbë – për ne asgjë nuk është e pamundur

1135

Sulmuesi i Serbisë, Aleksandër Mitroviq ka thënë se ai beson se Serbia do të dalë fituese ndaj Brazilit.

Ndeshja që do të luhet më 27 qershor në ora 8 në Rusi, do të jetë vendimtare për ekipin serb.

“Nuk besoj se ne do të paketojmë gjërat tona dhe do të ecim në shtëpi. Ekipi jonë nuk është duke e menduar këtë. Është futboll dhe çdokush mund të fitojë. Ju e keni parë se si fituan kroatët ndaj Argjentinës. Besoj që do të rikthehemi ndaj Brazilit. Ne jemi serb, asgjë nuk është e pamundur”, ka thënë Mitroviq./Periskopi/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *