Mitroviq: Arsiq dhe Musliu pengesë e mos zhvillimit ekonomik të Bujanocit

392

2111Deputeti popullor në parlamentin e Sërbisë nga rradhët e Partisë Përparimtare serbe,  Nenad Mitroviq, në emisionin “AKTUALITETI”, cili është transmetohet drejtëpërdrejtë çdo të premte në Radio Televizionin e Bujanocit, ka folur për shumë çështje që e preokupojnë komunën e Bujanocit, në përgjithësi, dhe për zhvillimin ekonomik të komunës së Bujanocit.

Mitroviq gajtë emisionint ka sqaruar se Qeveria e Serbisë është duke e bërë të pamunderën që komuna e Bujanocit të mos jetë ndër komunat më të pazhvilluara në Sërbi, duke theksuar se pushteti lokal duhet të merret me projekte më serioze dhe mos ti shpenzojë paratë në projekte jo të rëndësishme siq janë rrugët e mbushura me zhavor, rrethrrotullimi, dhe sheshi i qytetit, por mjetet buxhetore të shpenzohen aty ku popullata ka levërdi, gjegjësisht hapja e vendeve të reja të punës.

Gjithashtu, Mitroviq ka thënë se, asgjë nuk është bërë sa i përket zonës induastriale e cila është shum me rëndësi për zhvillimin ekonomik të komunës së Bujanocit, duke shtuar se edhe qështja e privatizimit është një tem shum aktuale por që shteti është duke bërë qmos që procesi i privatizimit të ecë në binarë të duhur. Deputeti popullorë ka folur edhe për ndërprerjen e kontratave të prodhuesve të duhanit.

Edhe përkundër shumë premtimeve të politikanëve shqiptarë kjo qështje ngeli e pa zgjidhur, por që në këtë drejtim si duket Mitroviq nuk është duke heshtur ngase sipas tij janë duke u zhvilluar bisedimet që prodhuesit të duhanit që nuk janë të paktë prap ti rinovojnë kontratat për pdhodhimin e duhanit, të cilin një pjesë dërmuese e popullatës e kanë patur të vetmën të ardhur financiare.

Sa i përket situatës politike në komunën të Bujanocit nga e cila mvaret edhe zhvillimi ekonomik lirisht mund të them se një koalicion aktual qeverisës nuk mund të përparojë ngase pjesmarrja në këtë koalicion e Jonuz Musliut dhe Stojanca Arsic janë pengesat kryesore.

PVD me këta dy partnerë të koalicionit nuk mund të bëjë asgjë më shumë sepse deklaratat e shumta destabilizuese të Musliut dhe mënyra e udhëheqjes së Arsiqit janë të pa pranueshme për Partinë Përparimtare serbe dhe se ne nuk do të jemi pjesë e pushtetit përderi sa Musliu dhe Arsiq janë në këtë përbërje, ka thënë Mitroviq./Lugina-Lajm/

 




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *