Ministrja Hikmete Bajrami takon krerët e PVD-së, premton bashkëpunim me institucionet e Luginës së Preshevës në përmirësimin e jetës së qytetarëve

128

Ministrja e Financave në Qeverinë e Kosovës, Hikmete Bajrami, ka pritur në një takim ndaras, përfaqësuesit e Partisë për Veprim Demokratik të kryesur nga kryetari i saj, Shaip Kamberi.

Ministrja Bajrami, pas takimit me lidershipin e PVD-së, përmes një postimi në facebook, potencoi se në takimin e sotëm është bashkëbiseduar për rritjen e bashkëpunimit në mes të institucioneve nga Lugina e Preshevës me ato nga Kosova, me qëllim të përmirësimit të jetës së qytetarëve shqiptarë në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë.

“Në takim me përfaqësuesit e Luginës së Preshevës bashkëbiseduam për rritjen e bashkëpunimit të institucioneve të Republikës së Kosovës me Luginën në të mirë të përmirësimit të jetës së qytetarëve të Luginës së Preshevës” – ka shkruar znj.Bajrami.

Sot gjatë ditës krerët e partive politike nga Lugina e Preshevës, kanë zhvilluar takim me kryeministrin Avdullah Hoti dhe me disa ministra të Qeverisë së Kosovës./LuginaLajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *