Ministrja Donika Gërvalla po viziton Luginën e Preshevës, takohet me kryetarin e Bujanocit, Nagip Arifi
Ministrja kosovare për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Donika Gërvalla Schëarz, sot po viziton Luginën e Preshevës.
Ajo fillimisht u ndalua në Bujanoc, ku u prit nga kryetari i Bujanocit Nagip Arifi.
Sipas Arifit, ministrja për Punë të Jashtme dhe Diasporë në takim e zhvilluar në Bujanoc, u njoftuar me gjendjen politike, sociale dhe ekonomike të qytetarëbe të Bujanocit, dhe me diskrimin e vazhdueshëm nga Qeveria e Serbisë në sferën e arsimit, shëndetësisë dhe zhvillimit ekonomik.
“Ministren Gërvalla e njoftova me gjendjen politike, sociale e ekonomike të qytetarëve tanë, si dhe diskriminimin e vazhdueshëm nga Qeveria qendrore në arsim, zhvillim ekonomik, shëndetësi, me theks të veçantë pasivizimin e adresave të shqiptarëve, si dhe mos njohja e diplomave të fituara në Univerzitetet e Republikës së Kosovës” – ka shkruar Nagip Arifi pas takimit.
Pas takimit me kryetarin e Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, ministrja kosovare për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Doni Gërvalla, ka zhvilluar takim me kryetarin e Kuvendit komunal të Bujanocit, Enver Ramadani./LUGINALAJM/