Ministrja Arbërie Nagavci pret në takim, kryetarin Ragmi Mustafa – premton mbështjetje për arsimin shqip në Luginë të Preshevës
Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në Qeverinë e Kosovës, Arbëria Nagavci, ka pritur sot në takim, kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafën.
Ministrja Nagavci me kryetarin Mustafa, kanë biseduar për mundësinë e përfshirjes së nxënëseve dhe mësimdhënësve në organizime të përbashkëta me ata nga Kosova, derisa kryetari ragmi Mustafa, e ka njoftuar edhe për problemet e shumta me të cilat ballafaqohen nxënësit shqiptarë të Luginës së Preshevës.
Pas takimit, ministrja Arbërie Nagavci, ka shkruar:
“Nxënësit e Luginës së Preshevës, ballafaqohen me sfida të shumta, ndaj ofrova mbështetjen time për t’u dal në ndihmë atyre.
Bashkë më zv. ministrin z.Dukagjin Pupovci pritëm në takim kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar z.Ragmi Mustafi dhe shefin e kabinetit të tij z. Alban Alili.
z.Mustafi, tregoi se ka probleme të shumta, ndër tjera dhe furnizimi i plotë i nxënësve me tekste shkollore dhe që diplomat universitare të Kosovës, nuk u njihen studentëve atje.
Theksova faktin se do të angazhohemi për një zgjidhje e shpejtë, për përfshirje të nxënësve e mësimdhënësve në organizime të përbashkëta. Sigurisht se nevoitet dhe bashkëpunim e koordinim me Republikën e Shqipërisë, sidomos në lidhje me tekstet shkollore.
Shumë shpejtë unë do ta vizitojë Luginën e Preshevës. Përkrahjen prej nesh do ta keni çdoherë” – ka shkruar ministrja Nagavci pas takimit të zhvilluar me kryetarin e KKSH-së, Ragmi Mustafa.
Kujtojmë që, Ministria e Arsimit të Qeverisë së Kosovës, gjatë vitit të kalura, me kërkesë të kryetarit të Koëshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa, ka aprovuar donacion prej 70 mijë eurove për pagesën e teksteve shqip për nxënësit nga Lugina e Preshevës./LUGINALAJM/