Ministria e Ndërmarrësisë së Serbisë ka shpallur konkurs për ndarjen e mjeteve për stimulimin e bizneseve (LINK)

Përmes një postimi në faqen zyrtare të Komunës së Bujanocit, Zyra për Zhvillim Ekonomik Lokal pranë Administratës komunale të Bujanocit, njofton të gjitha subjektet ekonomike të interesuara, se Ministria e Ekonomisë ka shpallur Thirrjen Publike për ndarjen e mjeteve të pakthyeshme në kuadër të programit për stimulimin e ndërmarrësisë përmes projekteve zhvillimore në vitin 2021.

Të gjitha subjektet ekonomike të interesuara nga teritori i komunës së Bujanocit, pasi të shikojnë kushtet e Thirrjes Publike dhe elementeve të afarizmit të tyre në tri vitet paraprake, mund të lajmërohen në Zyrën për Zhvillim Ekonomik Lokal të komunës së Bujanocit, me qëllimin e ndihmës teknike për formulimin e kërkesës për aplikim, edhe atë çdo ditë pune nga ora 10.00 deri 13.00. Rëndësi ka që subjektet ekonomike me shërbimet e veta të kontabilitetit të shikojnë përmbushjen e kushteve në krahasim me limitet e mjeteve në dispozicion.

Për më shumë informacione klikoni në linkun e poshtëshënuar:

https://privreda.gov.rs/javni_pozivi/javni-poziv-za-dodelu-bespovratnih-sredstava-u-okviru-programa-podsticanja-preduzetnistva-kroz-razvojne-projekte-u-2021-godini/?fbclid=IwAR3izs2JzTWobKWAVqXBGfFyOz9dSNmlHjGVybZUy9tRIVuzta0rssG3ykg

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.