Ministria e Ambientit e Serbisë i dhuroi 251 kontejnerë Komunës së Bujanocit – shpërndarjen e tyre do ta bëjë NP “Komunalia” (FOTO)

Përmes një postimi në faqen zyrtare, Komuna e Bujanocit, ka njoftuar që sot Ministria e Ambientit jetësor të Republikës së Serbisë, i ka ndarë 251 kontejnerë të ndryshëm me qëllim të mbrojtjes së ambientit.

“Sot, në Bujanoc ka qëndruar sekretarja shtetërore e Ministrisë së Mbrojtjes së Ambientit Jetësor, me ç’rast ka nënshkruar kontratën me kryetarin e komunës së Bujanocit për dhënien e pajisjeve për grumbullimin dhe reciklimin e mbeturinave, respktivisht 131 kontejnerë për mbeturina prej 240 L dhe 120 të tjerë prej 1100 L.” – thuhet në njoftim e Komunës së Bujanocit.

Komuna e Bujanocit muaj më parë ka aplikuar në konkursin e Ministrisë së Mbrojtjes së Ambientit Jetësor, ku në mesin e 34 komunave përfituese është edhe komuna e Bujanocit, ndërsa kontejnerët e e dhuruar sot, iu dhanë në pronësi Ndërmarrjes Publike “Komunali”, e cila ditëve në vijim do t’i shpërndajë sipas nevojës së qytetarëve./LUGINALAJM/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *