Ministri Vulin vizitoi sot Bujanocin – nuk realizoi asnjë takim me përfaqësuesit e pushtetit lokal (FOTO)

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandar Vulin ka vizituar sot Stacionin Policor të Bujanocit, me ç’rast, ka deklaruar se, “Serbia është një vend në të cilin ligji respektohet dhe zbatohet pa kushte dhe se është i barabartë për çdo qytetar të Serbisë”, shkruajnë mediat serbe, transmeton LUGINALAJM.

Gjatë vizitës së tij në Bujanoc, Ministri Vulin theksoi se policia serbe është këtu për të mbrojtur të gjithë qytetarët dhe se në kujdesin e sigurisë nuk u intereson kush nga cili kombësi është.

“Udhëheqja e shtetit po merr të gjitha masat për t’i bërë qytetarët të jetojnë më mirë dhe më të sigurt”. Është e rëndësishme për ne që kjo zonë të zhvillohet, që të krijohen vende të reja të punës, që ekonomia të forcohet, dhe për të arritur të gjitha këto, ne duhet të ruajmë dhe forcojmë stabilitetin dhe sigurinë tonë, “tha Ministri Vulin në Bujanoc.

Megjithate, vizita e sotme ministrit të Policisë serbe, është zhvilluar pa paralajmërim në Administratën komunale të Bujanocit.

Sipas informative jozyrtare, ministri Vulin as nuk ka paraqitur kërkesë për takim me krerët e Komunës së Bujanocit, dhe as nuk i ka informuar për vizitën./LUGINALAJM/

Leave a Reply

Your email address will not be published.