Ministri Sertiq: Komuna e Bujanocit t’ë mësohet me përpilimin e projekteve! (Video)

143

Vizita e sotme e delgacionit të Qeverisë së Serbisë, pos diksutimeve të shumta, ato u karakterizuan me punët të cilët i pret komunat në zhvillimin ekonomik lokal.

Ministri për ekonomi Zhelko Sertiq dhe kryetari i Trupit Koordinues Zoran Stankoviq, sot kanë vizituar komunën e Bujanocit, me ç’rast janë njoftuar nga afër me problemet me të cilat ballafaqohen ndërmarrësit, respektivisht mos zhvillimi ekonomik në komunën e Bujanocit.
Në Pres Qendrën e Bujanocit, e cila funksionon në kuadër të Trupit Koordinues, fillimisht është mbajtur takimi i përbashkët i kryetarëve të tre komunave, Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, deputetëve nga Lugina e Preshevës dhe përfaqësuesve të qeverisë.
Në takim, kryesisht është biseduar për mungesën e zhvillimit ekonomik në jugun e Serbisë, si rrjedhojë e politikave të gabuara të ketë segment.
Mirëpo, nga të pranishmit është kërkuar angazhim maksimal në shfrytëzimin e potencialeve duke tërheq fonde të ndryshme për zhvillimin ekomik, dhe krijimin e vendeve të reja të punës.
Pas takimit, ministri i ekonomisë Zelko Sertiq, ka deklaruar se: “Kam kënaqësinë që sot bashkarisht me kryetarët e komunave biseduam për mos zhvillimin ekonomik në komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, por nëse dëshirojmë t’i atakojmë të gjitha çështjet, atëherë pa dyshim se kryetari i Bujanocit, respektivisht bashkëpunëtorët e tij duhet të jenë me efikas dhe efektivë, ashtu që, do të reflektojë suksesshëm në zhvillimin ekomik lokal”.
Ndërkaq kryetari i Trupit Koordinues Zoran Stankoviq, shkurtimishte theksoi se ky vit (2015-ta) do të karakterizohet me zhvillimin ekonomik ne ketë pjesë të shtetit.
Nga ana e tij, kryetari Arifi, deklaroi se e kemi njoftuar ministrinë e ekonomisë me potencialet me të cilat disponon komuna e Bujanocit, por ketë mundësi e kanë patur edhe dy kryetarët e komunave të Preshevës dhe Medvegjës.
Megjithate, ministri Sertiq, i pyetur se cilat janë ndihmat konktrete me të cilat do të ndihmohet komuna e Bujanocit, ai theksoi: “Duke ditur se tashmë kemi IPA fondin me vlerë prej 260 milion dinarëve, atëherë ndihmat për Bujanocin nuk do të mungojë, mirëpo si punë fillestare, komunan e Bujanocit, duhet të trajnohet në përpilimin e projekteve për konkurim që nën kupton edhe stadin e parë të nismës drejtë zhvillimit ekonomik lokal të kësaj komune”.
Minsitri Zelko Sertiq, si dhe Kryetari i TK-së Zoran Stankoviq, kanë vizituar edhe kompaninën “Megal” dhe “Termo Glas”. Më pas, ministri ka ndarë kohë të takohet edhe me shumë ndërmarrës nga komuna e Bujanocit, ku ëshhtë njoftuar me problemet e tyre./LuginaLajm/

Video:




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *