Ministri Liburn Aliu vizitoi Preshevën, kryetarja Sinani jep lajmin e madh: “Po fillojmë me ndërtimin e Sallës sportive në Preshevë”

Ministri i Infrastrukturës, ambientit dhe planifikimit hapësinor në Qeverinë e Kosvës, Liburn Aliu, gjatë ditës së sotme ka vizituar Luginën e Preshevës, ku fillimisht ka takuar kryetaren preshevare, Ardita Sinani.

Sipas kryetares Sinani, në takim është bashkëbiseduar për gjendjen e rëndë politike dhe ekonomike të Luginës së Preshevës, si dhe për mundësitë e dinamizimit të bashkëpunimit me institucionet e Republikës së Kosovës, në funksion të përmirësimit të të drejtave dhe mirëqenies së qytetarëve që jetojnë në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Nga ana tjetër, ministri kosovar për infrastrukturë, ka deklaruar se: “Kryetaren e Preshevës, e konsideroj si kryetaren time, me që këtu ndjehem sin ë shtëpi”.

“Është obligim i imi personal, por edhe i Republikës së Kosovës, që të përkujdeset për të drejtat dhe për mirëqenien e qytetarëve shqiptarë të Luginës së Preshevës”.

Por, pas përfundimit të takimit, ministry Liburn Aliu, i shoqëruar nga kryetarja Ardita Sinani, kanë shëtitur rrugëve të Preshevës, nga ku kanë vizituar edhe vendin në të cilin po planifikohet ndërtimi i sallës së sporteve në Preshevë.

“Preshevën po e bëjmë më në fund me palestër sportive. Rahovicën me shkollë të re fillore

Punimet fillojnë për disa javë Me bashkëfinancim.

Faza e parë mbështetet nga Ministria e Ambientit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës së Republikës së Kosovës dhe Qeveria e Republikës së Kosovës

Këtë përkrahje e siguruam sot nga vetë Ministri, bashkëvendësi jonë dhe miku im, z.Liburn Aliu

Ecëm bashkërisht qytetin. Takuam dhe dëgjuam qytetarët. Vizituam lokacionin ku po nisim ndërtimin e palestrës sportive në Preshevë dhe të shkollës fillore “Selami Hallaçi” në Rahovicë

Pos dimensionit sportiv dhe edukativo-arsimor, palestra sportive dhe shkolla e re kontribuojnë në gjallërimin dhe në socializimin e jetës shoqërore në Komunën tone” – ka njoftuar në origjinalitet kryetarja Sinani.

Ministri Liburn Aliu, pas vizitës së Komunës së Preshevës, ka vizituar edhe Komunën e Bujanocit, ku ka zhvilluar takime të rëndësishme./LUGINALAJM/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.