Ministri kosovar e mban fjalën, dhuron pagën mujore për Xhakën dhe Shaqirin je sa para janë mbledhur deri tani

1345

Janë grumbulluar afro 27 mijë dollarë nga donacioni për Xhakën, Shaqirin dhe Lichtsteiner.

Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri dhe kapiteni i Zvicrës, Stephan Lichtsteiner u dënuan nga FIFA për shkak se këta të fundit e bënë simbolin e popullit shqiptarë, shqiponjën, në ndeshjen ndaj Serbisë, shkruan IndeksOnline.

Xhaka dhe Shaqiri u dënuan me nga 10 mijë franga (20 mijë të dy), kurse ish-lojtari i Juventusit, tani i Arsenalit me vetëm 5 mijë franga.

Personi i fundit që dhuroi të holla në donacionin “gofundme”, ishte Ministri i Tregtisë në Kosovë, Bajram Hasani.

Hasani kishte deklaruar menjëherë pas vendimit të FIFA-s, se do t’ia dhuronte pagën mujore futbollistëve të dënuar.

Ai e mbajti fjalën dhe në llogarinë e Rilind Reka-s i cili e themeloi këtë donacion, shkuan 1 mijë e 357 euro.

Kujtojmë që deri më tani janë grumbulluar plotë 26 mijë e 981 dollarë./indeksonline/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *