Ministri Cakaj i drejtohet shqiptarëve të Luginës: Dilni në votime me 1 korrik, e siguroni deputetin e tretë shqiptarë

635

Ministri në detyrë për Europë dhe Punë të Jashtme, i Republikës së Shqiprisë, Gent Cakaj, përmes një shkrimi në facebook, ka ftuar shqiptarët e Luginës së Preshevës, që të mobilizohen për të marrë pjesë në zgjedhjet e ripërsëritura parlamentare në Bujanoc, me mundësinë që shqiptarët e koalicionit “Lugina e Bashkuar” të fitojnë mandatin e tretë të deputetit.

“Më 1 korrik në qendrat ku do të ketë përsëritje të zgjedhjeve në Bujanoc, duhet të kemi një dalje masive në zgjedhje dhe një mbështetje të fortë për listën e Luginës së Bashkuar. Kjo është thelbësore jo vetëm për mandatin e tretë, por edhe për ta ruajtur frymën shqiptare në Bujanoc. Ndaj, pasi Kosova e Shqipëria kanë qëndruar me një zë e një frymë në mbështetje të kësaj liste, ju lutem mbështeteni deri në fund këtë ndërmarrje të përbashkët në të mirë të shqiptarëve” – thuhet në shkrimin drejtuar luginasve të ministrit Cakaj.

Cakaj pëe më tepër ka thënë, që pas vizitës së fundit që ka zhvilluar në Luginë, Qeveria e Shqipërisë ka dhënë edhe mbështetjen e nevojshme për Këshillin Kombëtar Shqiptar për përmbylljen e procedurave tarifore të teksteve të nevojshme shkollore sipas përcaktimeve të legjislacionit atje.

Më poshtë mund t’a lexoni shkrimin e plotë të ministrit Gent Cakaj, drejtuar shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Një thirrje publike dhe një lajm i mirë për shqiptarët në Luginë 

Më 1 korrik në qendrat ku do të ketë përsëritje të zgjedhjeve në Bujanoc, duhet të kemi një dalje masive në zgjedhje dhe një mbështetje të fortë për listën e Luginës së Bashkuar. Kjo është thelbësore jo vetëm për mandatin e tretë, por edhe për ta ruajtur frymën shqiptare në Bujanoc. Ndaj, pasi Kosova e Shqipëria kanë qëndruar me një zë e një frymë në mbështetje të kësaj liste, ju lutem mbështeteni deri në fund këtë ndërmarrje të përbashkët në të mirë të shqiptarëve!

Për më shumë, pas vizitës së fundit në Luginë, Qeveria e Shqipërisë ka dhënë edhe mbështetjen e nevojshme për Këshillin Kombëtar Shqiptar për përmbylljen e procedurave tarifore të teksteve të nevojshme shkollore sipas përcaktimeve të legjislacionit atje.

Kjo mbështetje shtesë vjen pasi janë aprovuar 24 tituj tekstesh shkollore të reja, të cilat do të jenë në shërbim të arsimit në gjuhën shqipe në Luginën e Preshevës.

Natyrisht, marrë parasysh gjendjen e rëndë të shqiptarëve në Luginë, duhet theksuar se mbetet ende shumë, shumë, shumë për t’u bërë.

Mirëpo, kjo nuk e ndryshon aspak faktin që veçanërisht Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, ka bërë një punë të shkëlqyer për forcimin e mësimit shqip në Luginën e Preshevës. Ne do të vazhdojmë me qasje të bashkërenduar e vëmendje të shtuar për çështjet e shqiptarëve në Luginë.

Shihemi shumë shpejt me masa konkrete institucionale, natyrisht




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *