Ministri Cakaj çështjen e pasivizimit të adresave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, e ka proceduar në Hagë – “Së shpejti me disa veprime shtesë!”

Ministri për Europë dhe Punë të Jashtme të Republikës së Shqiprisë, Gent Cakaj, pasivizimin e adresave të shqiptarëve të Luginës së Presehvës, e ka proceduar në Hagë.

Ministri Cakaj, rreth çështjes së pasivizimit të adresave të shqptarëve në Luginë, e ka biseduar me me Komisionerin e Lartë të sapozgjedhur të OSBE-së për Pakicat Kombëtare, Kairat Adbrakhamanov, të cilën e ka informuar mbi fshirjen e adresave të shqiptarëve në komunat Bujanoc, Preshevë, dhe Medvegjë.

“Biseduam vetëm e vetëm për çështjen e fshirjes së adresave të shqiptarëve në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë. Shpalosëm informacion të hollësishëm edhe për disa praktika të tjera atje, lidhur me pamundësinë e përdorimit të hapur të simboleve kombëtare dhe nënpërfaqësimin e rëndë në institucione shtetërore.

Morëm siguri se kjo çështje do të trajtohet me përparësi të plotë nga Komisioneri i Lartë i OSBE-së për Pakicat Kombëtare” – ka njoftuar ministri Cakaj pas takimit me komisioneren e lartë për pakica pranë OSBE, Kairat Adbrakhamanov.

Ministri shqiptar, Gent cakaj ka theksuar se do të vazhdojë rreshturazi në çdo rrafsh ndërkombëtar të trajtojë fatin e vllezërve nga Lugina.

“Ne do të vazhdojmë pakursyer për ta shtruar në çdo rrafsh ndërkombëtar fatin e vëllezërve tanë në Luginë. Së shpejti me disa veprime shtesë!

Pasivizimi i adresave, apo siç njihet fshierja e adresave të shqiptarëve në Luginë të Preshevës, nga Minisria e Punëve të Bredshme të Serbisë, është shumë aktuale. Besohet se mijëra shqiptarë nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, kanë mbetur pa adresa vendbanimi në dhjetë vitet e fundit./LUGINALAJM/

Leave a Reply

Your email address will not be published.