Ministri Branko Ruzhiq kritikon ashpër dekleratën e Ragmi Mustafës: “Qëndrimet e juaja politike janë në kundërshtim me interesat shtetërore të Serbisë”

326

Ministri i Administratës shtetëore dhe Vetëqeverisjes Lokale, Branko Ruzhiq, ka kritikuar dekleratën e fundit të kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafën, se: “Vendimi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës për mosnjohjen e pasaportave serbe, forcon shtetësinë e Kesovës.”

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Serbi, edhe njëherë ka abuzuar institucionin që tubon shqiptarët, për faktin se:   “Vendimi ishte i të ashtuquajtures Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës për mosnjohjen e pasaportave serbe, e mirë sepse forcon shtetësinë shqiptare, është edhe një shembull tjetër i abuzimit të këshillit të pakicave kombëtare për qëllime politike” – ka deklaruar Ruzhiq.

“Është e papranueshme që, në vend që të bëjnë atë për çka janë zgjedhur nga bashkatdhetarët e vet, e që është promovimi i kulturës, ruajtja e traditave, mbështetja e integrimit më të mirë të pakicës kombëtare shqiptare në shoqërinë serbe, përfaqësuesit e institucionit të KKSH-së, veprojnë në kundërshtim me politikat dhe interesat shtetërore dhe komunitetin që ata përfaqësojnë, a njëkohësisht financohen nga taksapaguesit e shtetit serb”  – deklaroi ministri Ruzhiq

Kujtojmë se, kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa, vendimin e MPJ të Kosovës për mosnjohjen e pasaportave serbe, e ka cilësuar si vendim të duhur, duke kërkuar që nga kjo masë të bëhet vetëm përjashtimi i shqiptarëve nga Lugina e Preshevës./LuginaLajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *