Ministri Besim Beqaj ka pritur në takim kryetarin Shaip Kamberi, bisedojnë për mundësitë e përkrahjes së bizneseve digjitale në Bujanoc

208

Ministri për Inovacion në Qeverinë e Kosovës, Besim Beqaj, gjatë ditës ka pritur në takim, kryetarin e Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi.

Në takimin e zhvilluar në Prishtinë, Beqaj dhe Kamberi kanë biseduar për mundësitë që kjo ministri të përkrahë bizneset dhe ekonomitë digjitale në Komunën e Bujanocit.

Pas takimi, ministri Besim Beqaj, nëpërmjet një postimi në facebook, ka shkruar se: “Kënaqësi e veçantë ta pres në takim Kryetarin e Komunës së Bujanocit, z.Shaip Kamberi. Diskutuam për mundësitë e bashkëpunimit në përkrahjen e të rinjve në biznes, inovacione dhe ekonomi digjitale. Pranova me kënaqësi ftesën e Kryetarit Kamberi për të vizituar qytetin e Bujanocit” – ka shkruar Prof.Besim Beqaj në facebook.

Nga ana tjetër, kryetari Shaip Kamberi në formatin e njetë në facebook, ka falenderuar ministrin Beqaj, duke shkruar: “Faleminderoj Ministrin Beqaj dhe stafin e tij të kryesuar nga Shefi i tij i Kabinetit, Bardh Ahmeti, për gatishmërinë dhe vullnetin e treguar për nevojat e Komunës së Bujanocit dhe për pranimin e ftesës që të na vizitojë” – ka shkruar Kamberi.

Në ditët në vijim pritet intensifikimi i bashkëpunimit në mes të institucioneve të Kosovës me Komunën e Bujanocit./LuginaLajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *