Ministri Arsim Bajrami takohet me dy deputetët popullorë! (Foto & Video)

198

11355616_10153343733089634_1677235088_nNë vazhdën e vizitës të bërë sot Luginës së Preshevës, ministri Arsim Bajrami, është takuar edhe me dy deputetët popullorë Riza Halimin dhe Shaip Kamberin.
Ministri i arsimit, shkencës dhe teknologjisë të Republikës së Kosovës, Arsim Bajrami, në vizitën e bërë sot Luginës, ka takuar edhe dy deputetët popullor nga rradhët e Partisë për Veprim Demokratik, Riza Halimin dhe Shaip Kamberin.
Vizita e sotme, e ministrit të arsimit u vlerësuar si me peshë shumë të madhe, me që shqiptarët e Luginës përballohet me probleme tejet serioze në ketë fushë.
“Është me peshë të madhe vizita e parë e ministrit të arsimit në Luginë të Preshevës, dhe temat që i biseduam ishin substanciale, në rradhë të parë, problemi me të madh që e kemi është sigurimi i teksteve shkollore në gjuhën shqipe në Luginë” – deklaroi Halimi pas takimit të sotëm.
“Gjithashtu biseduam edhe për problemin e nostrifikimit të diplomave universitare të lëshuara nga Kosova, nga ku, nga viti i kaluar është rritur numri së tepërmi në mos njohjen e diplomave nga Kosova, proces i sapo filluar dy vite më parë” – shtoi Halimi.
Riza Halimi kërkoi që takimi i sotëm të intesifikohet në një të ardhme të afërt dy ministrat përkatës Arsim Bajrami dhe Sërgjan Verbiq, të zhvillojnë takime në të mirë të arsimit shqip në Luginë të Preshevës.

Na takimin e sotëm të zhvilluar në zyret e PVD-së në Bujanoc, të pranishëm ishin edhe shefi i zyrës së Kosovës në Beograd, Valdet Sadiku dhe ish kryetari i KKSh-së, Galip Beqiri./LuginaLajm/

11355554_10153343734224634_156654403_n

 

Video:




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *