Ministres kosovare për Punë të Jashtme dhe Diasporë i refuzohet vizita në Bujanoc dhe Preshevë
Ministres kosovare për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Donika Gërvalla Shwarz i është refuzuar vizita në Bujanoc.
Sipas burimeve jozyrtare, Zyra ndërlidhëse për Kosovën në Serbi nuk e ka aprovuar vizitën e kryediplomatës kosovare në Luginë të Preshevës.
Megjithate, Serbia edhe më 27 nëntor, nuk ka lejuar vizitën e tre ministrave kosovarë në Luginë.
Kjo ishte agjenda e planifikuar për vizitën e ministres Donika Gërvalla në Bujanoc dhe Preshevë:
Bujanoc
9:00 Vendkalimi kufitar Dheu i Bardhë
9:30 – Takim me z. Nagip Arifi, Kryetar i Komunës së Bujanocit.
10:15 – Takim me z. Enver Ramadani, Kryetar i Kuvendit të Komunës së Bujanocit
11:00 – Takim me z. Ragmi Mustafi, Kryetar i Këshillit Kombëtar (KKSH)
12:00 – Takim me Deputetët e Luginës në Parlamentin e Serbisë
13:00 Drekë
Preshevë
15:00 – Takim me Znj. Ardita Sinani, Kryetare e Komunës së Preshevës
16.00 – Takim me z. Shqipërim Arifi, Kryetar i Alternativës për Ndryshim (pari politike në opozitë)
16.45 – Nisja për në Prishtinë
17.15 – Vendkalimi kufitar Muçibabë