Mijëra shqiptarëve në Luginë iu mohua vota, eurodeputetja Cramon: Zgjedhjet në Serbi nuk ishin as të lira e as fer

Serbia mbajti zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare më 3 prill.

Sipas rezultateve të deritanishme, e gati 87 për qind të votave të numëruara, presidenti aktual Aleksandar Vuçiq ka fituar 59.5 për qind të tyre.

E koalicioni i Shqiptarëve i Shaip Kamberit ka marrë 0.28% për qind të votave dhe besohet se ka siguruar një vend në Kuvendin e Serbisë.

Për procesin e zgjedhjeve në Serbi, ka reaguar eurodeputetja Viola von Cramon.

Përmes një shkrimi në Twitter, Cramon ka thënë se zgjedhjet në Serbi nuk ishin as të lira e as fer.

“Zgjedhjet Serbe demonstruan zhvillime pozitive pasi një numër i konsiderueshëm i votuesve ishin të etur për të marrë pjesë. Serbia do të ketë sërish një Parlament pluralist dhe të larmishëm. Megjithatë, zgjedhjet në Serbi nuk ishin as të lira e as të drejta”, shkori ajo.

Ndërkaq, pas raportimeve se shqiptarët po fshihen nga lista e votuesve në Serbi, Cramon kërkuar që raste të tilla të përfshihen në raportin paraprak të Misionit vëzhgues të zgjedhjeve, por edhe në deklaratën e PE-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *