Midis Beogradit mban fjalimin shqip, deputeti Shaip Kamberi e vlerëson Serbinë e Aleksandar Vuçiqit me ate të Aleksandar Rankoviqit (VIDEO)

Deputeti shqiptar, Shaip Kamberi, gjatë seancës së sotme, Kuvendit republikan të Serbisë, i është drejtuar në gjuhën shqipe, ku mestjerash, ka deklarua se: Serbia e Aleksandër Vuciqit po kthehet në kohën e Aleksandar Rankoviqit, që njihet si periudha e fundit e përdorimit zyrtar dhe publik të termit “šiptar”.

Këto komente deputeti Kamberi, i bëri pasi që dje Gjykata e Lartë në Beograd, ka refuzuar të shpallë fajtor Ministrin e Punëve të Brendshme, Aleksandar Vulin mbi përdorimin e gjuhës fyese ndaj shqiptarëve me termin pezhorativ “šiptari”.

Kamberi, ka vlerësuar se “Gjykata e Lartë në Beograd ka refuzuar ta shpallë fajtor Ministrin Aleksandër Vulin për diskriminim, fyerje dhe gjuhë të urrejtjes ndaj shqiptarëve.

 

“Për gjykatën e lartë nuk vlenë më as vendimi i Gjykatës së Apelit në fund të vitit 2018, e cila pati sanksionuar përdorimin e termit ““šiptar” si gjuhë urrejtje.

Nuk vlenë as mendimi i Komisioneres për Mbrojtjen e Barazisë, Brankica Jankoviq, që e ka cilësuar përdorimin e termit “šiptar” si nënçmues, fyes dhe shkelje e Ligjit për Ndalimin e Diskriminimit” – ka theksuar Kamberi.

Kryetari i PVD-së, Shaip Kamberi, ka deklaruar se ish-zëdhënësi i Mira Markoviqit dhe Ministri i sotëm i Brendshëm i Aleksandër Vuçiqit, përdor vazhdimisht terminologjinë fyese “šiptar” në vend të terminologjisë zyrtare dhe ligjore në Serbi: “albanac”, ku Tashmë me vendim të gjykatës së këtij shteti, prej sot unë qenkam “šiptar” dhe jo Albanac. Pra, një ditë është zgjuar nga gjumi Aleksandër Vulin dhe ka vendosur se kush jamë unë dhe si cilësohet kombësia ime, e këtë e ka legalizuar gjykata e shtetit!” – ka vlerësuar deputeti shqiptar.

Ai, ka pyetur edhe kancelaren Merkel, presidentin Macron, dhe zotin Borrel, zotin Lajcak, se a është kjo Serbia e juaj pro-evropiane?

Deputeti Kamberi, ka vlerësuar se Kjo nuk ka ndodhur as në kohën e regjimit të Sllobodan Millosheviqit i cili vrau, dhunoi dhe dëboi shqiptarët duke i quajtur Albanac. Por, ja që nën heshtjen e botës demokratike, Serbia e Aleksandër Vuciqit po kthehet në kohën e Aleksandar Rankoviqit, që njihet si periudha e fundit e përdorimit zyrtar dhe publik të termit “šiptar”.

Ai për fund, ka pyetur kryeminsten serbe, se a do të jetë kjo gjuhë standarde e vedosur nga Qeveria e saj?!

Kujtojmë që, gjatë fjalimit të deputetit shqiptar, Shaip Kamberi, deputetët serbë nga grupet te ndryshme parlamentare, provokuan dhe penguan fjalimin e tij, gjë që u detyrua të ndërhyjë kryetari i Kuvendit të Serbisë për të ulë paksa tensionet.

Derisa fjalimin i’a ndërprenë, deputeti Kamberi, deputetvë serbë i’u drejtua, “Nuk pom vjen keq që nuk po më kuptonni në gjuhën shqipe, po më vjen keq që nuk po më kuptoni kur po flas edhe në gjuhën serbe, edhe mirë flas”./LUGINALAJM/

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *