Meta jep sot propozimin për zgjidhjen e krizës politike

189

Presidenti Ilir Meta do të dalë sot një konferencë për mediat, ku do të jap propozimin e tij për zgjidhjen e krizës politike.

Lajmin e ka bërë të ditur Zyra e Shtypit e Presidencës, e cila shkruan; “Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta do të japë propozimin e tij për zgjidhjen e krizës së rëndë politike dhe do të jetë i hapur për çdo pyetje”.

Më herët, Presidenti ka ironizuar numërimin e votave të zgjedhjeve lokale që u zhvilluan ditën e diel, duke publikuar në “Facebook” një video ku shfaqej ish-diktatori Enver Hoxha, Spiro Koleka dheliderii Kores së Veriut. Kim Jong-un.

Meta e shoqeronte videon me mbishkrimin“Mirëmëngjes të dashur miq! Forca numëruesve, si një trup i bashkuar drejt tejkalimeve të reja! Nga fitorja në fitorje! Destinacioni dihet. Kalofshi të gjithë një ditë të bukur sot!”/ Opinion.al.E.Xh.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *