Mërgimtari: “Pjesëmarrje tejet e dobët e diasporës në mbrëmjen muzikore në Bujanoc, krahasur me ate të 2019-tes” (VIDEO)

Një përfaqësues i shoqatave të diasporës, ka dërguar në redaksinë tonë dy video në të cilat shihen pjesëmarrja e mërgimtarëve në mbrëmjen muzikore më “1 gusht” dhe në ate të vitit 2019, organizime këto kushtuar diasporës në Bujanoc.

“Nga filmimet që kemi regjistruar nga bashkëatdhetarët tanë, gjatë mbrëmjes me muzikë të 1 gushtit të këtij viti, vërehet se pjesëmarrja e mërgimtarëve për ketë organizim, ka qenë tejet e dobët dhe pa ndonjë atmosferë impozante, derisa më 1 gusht të 2019-tes, pjesëmarrja ishte shumë më e madhe e gjithë neve, dhe kishim krijuar një atmosferë mbresëlënëse” – tha mërgimtari nga rrethi i Bujanocit, i cili jeton në Zvicër.

Ai theksoi se mbeti i zhgënjyer për faktin që pjesëmarrja ishte nën pritjet e tij, duke vlerësuar se po të ndite se kështu do të ndodhte, ai nuk do të vinte të merrte pjesë.

Me insistimin e tij, po paraqesim dy videot e dy viteve të ndryshme:

Viti 2021

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.