Memli Krasniqi fton tërnovcalitë që të votojnë më 27 maj: Shaipi është e vetmja shpresë e shqiptarëve të Luginës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi përmes një postimi në facebook, ka ftuar banorët e Tërnocit që me 27 maj të mobilizohen dhe të dalin në kutitë e votimit, duke mos lejuar që Shaip Kamberit t’ia marrin mandatin e deputetit.

Memli Krasniqi, deputetin aktual, Shaip Kamberi e ka quajtur patriot të guximshëm, që, si deputet, ka punuar pa ndalë për interesat e shqiptarëve në Luginë, duke thënë se Shaipi është e vetmja shpresë e shqiptarëve të Luginës që të kenë një zë të fuqishëm në Kuvendin e Serbisë – e i cili nuk guxon të ndalet.

Në fund të postimit Krasniqi ka kërkuar mobilizim të shqiptarëve të Tërnocit për Shaip Kamberin.

“Mobilizohuni dhe dilni e votoni. Për Shaipin, për shqiptarët!” – thuhet në fund të postimit të kryetarit të PDK-së, memli Krasniqi.

Kujtojmë që, zgjedhjet parlamentare në njësinë numër 6 në Tërnoc, do të ripërsëriten më 27 maj, dhe kjo është hera e tretë që një pjesë e lagjes së Strukarëve do të votojnë për deputet popullor./LUGINALAJM/

Leave a Reply

Your email address will not be published.