MEGAL paralajmëron pjesëmarrje në Panairin ndërkombëtar të Biznesit në Prishtinë

244

Fabrika për prodhimin e kalldajave për nxehmje, “MEGAL” nga Bujanoc, ka paralajmëruar se do të merrë pjesë në Panairin ndërkombëtar të Bizneseve në Prishtinë.

Në një prononcim për Lugina-Lajm, një zyrtar i fabrikës MEGAL, ka pohuar se do jenë prezent në panairin e Prishtinës që do të organizohet nga 18 – 21 prill.

“Po, do të shkojmë në Panairin ndërkombëtar të Bizneseve në Prishtinë. Ketë vit, në panair, do te jemi të përfaqësuar drejtëpërdrejtë nga zyrtarët tanë të fabrikës, gjë që vitet e kaluara jemi prezentuar nga agjentët tanë që i kemi në Kosovë” – deklaron zyrtari i Fabrikës MEGAL, i cili dëshiroi të mbetet anonim.

“Si zakonisht, në panair do të promovojmë kalldajat tona të cilat i prodhojmë, si ato me pellet dhe ato me dru, ndërsa Kosova për ne, do të mbetet një treg që duhet të ofrojnë sa më shumë produktet tona” – deklaroi zyrtari i fabrikës MEGAL.

Nga ana tjetër, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka ftuar sipërmarrësit serbë që të marrin pjesë në Panairin ndërkombëtar të Prishtinës, me që Kosova, përbën tregun më të madh për kompanitë serbe./Lugina-Lajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *