Medvegja si asnjëherë më parë, komunën e udhëheqin shqiptarët!

313

Një ditë pas dhënies së lamtumirës së fundit kryetarit të Medvegjës, Slobodan Drashkoviq, i cili ndërroi jetë papritmas, kjo komunë ka mbetur me ushtrues detyre, shkruan medvegja.net.
Këtë e ka konfirmuar për medvegja.net vetë Florim Sahiti, i cili deri më tani ishte zëvendëskryetar i Komunës së Medvegjës. Të gjitha kompetencat e kryetarit të Komunës tanimë kanë kaluar te zotëri Sahiti, i cili këtë post do të vazhdojë ta mbajë deri në zgjedhjen e kryetarit të ri, shkruan medvegja.net, transmeton LuginaLajm.
Kjo është hera e parë në historinë e re të Medvegjës që atë e drejton një kryetar shqiptar, e ky është pikërisht Florim Sahiti. Për detaje më të hollësishme do të ju informojmë ditëve në vazhdim./LuginaLajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *