Mediat serbe: Këshilltari i presidentit Trump, vjen në Prishtinë e Beograd për zgjidhjen e problemit të Kosovës – korrigjimi mbetet opsion

126

John Bolton, këshilltari i presidentit amerikan, Donald Trump mund të vizitojë Beogradin dhe Prishtinën në fund të gushtit, ndoshta në fillim të shtatorit.

Kështu raporton gazeta serbe “Blic” dhe thekson në artikullin e saj se njëkohësisht, Amerika do të fillojë një ofensivë kur bëhet fjalë për zgjidhjen e problemit të Kosovës, domethënë rifillimin e dialogut.

Se a do të vijë deri tek kjo vizitë e nivelit të lartë varet nëse Prishtina e heq taksën prej 100 përqind për mallrat serbe, shkruan “Blic”, duke cituar burime diplomatike, transmeton Klan Kosova.

“Nëse ka një garanci që taksa do të hiqet, ai dotë vijë. Përndryshe, vizita e tij nuk do të ndodhë, sepse ai thjesht nuk dëshiron të jetë i pasuksesshëm. Meqenëse situata me taksën nuk është e sigurt për tani, vizita nuk është konfirmuar”, i ka thënë ky burim të përditshmes serbe.

Në përputhje me rrethanat, po vazhdon veprimtaria agresive diplomatike që do të çonte në heqjen e taksës.

“Kjo është arsyeja pse kësaj vizite i jepet një rëndësi e madhe, dhe nëse ndodh, do të nënkuptojë në njëfarë mënyre që ka shkuar një hap më tej në drejtim të zgjidhjes së çështjes së Kosovës”.

Poashtu theksohet se për shkak të gjithë kësaj, është mjaft e arsyeshme të priten presione të mëdha mbi autoritetet e Prishtinës për ta bërë të mundur vizitën.

Blic gjithashtu shkruan se “Bolton, në deklaratën e tij se Amerika nuk përjashton korrigjimet territoriale, e vendosi historinë e demarkacionit një vit më parë si një zgjidhje të mundshme për nyjen e Kosovës, por gjithashtu shënoi praktikisht ndryshimin e politikës së Washingtonit drejt ndryshimit të kufijve në Ballkan”.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *