Me opozitarët e ardhshëm të Bujanocit

298

downloadPopulli e thotë bukur: “Edhe gozhda që përkulet, e gjen vendin ku të ngulet!”.

Zgjedhjet lokale, të 24 prillit 2016, kanë hyrë në fazën përmbyllëse të fushatës elektorale. Na ndajnë edhe pak ditë deri te heshtja zgjedhore.

Si do që të jetë e diela e 24 prillit, në Komunën e Bujanocit, do të nxjerr në sipërfaqe, një qeverisje të re komunale.

Qeverisja e re lokale, duke i falënderuar votës popullore, do ta nxjerr në opozitë Koalicionin e deritashëm pushtetar multi-kulti!

Të gjitha sondazhet, vlerësimet, kalkulimet, paralajmërojnë se qeveritarët e mandatit, që po e lëmë prapa, do t’i thonë lamtumirë institucioneve të cilat i kanë udhëhequr keq, me prapavi politike, me ngjyrime partiake, nepotiste dhe korruptive.

Doktorët në katror: Dr. Nagip Arfi, Dr. Stojança Arsiq, Jonuz Musliu dhe subjektet e tyre politike, kësaj radhe do të ngelin në opozitë.

Trojka

“Trojka” institucionale shumëvjeçare, i ka vënë kapak udhëheqjes së mbrapshtë dhe primitive, të një pushteti, i cili Komunës së Bujanocit, ia ka mbyllur dyert e perspektivës për një jetë më të mirë, të qytetarëve të saj.

Shkaqet pse këta liderë lokalë, do të fluturojnë në opozitë, janë të shumta dhe të arsyeshme:

E para doktor Nagip Arifi, qe tri mandate qëndron në krye të të parit të Komunës së Bujanocit dhe përsëri garon për kryetar me të njëjtat ambicie, pa e ndërruar stilin e udhëheqjes tendencioze, arrogante dhe provokuese.

E dyta ish kryetari i komunës dr. Gipa, ka grumbulluar rreth vetes struktura të vjetra të ish regjimeve të Rangjel Velkoviqit – Rasha, Zoran Stankoviqit etj, duke i rehabilituar ata në saje të votës së manipuluar të qytetarëve, të cilët me sjelljet e tyre ekstreme përjashtuan nga puna kundërshtarët politikë dhe inicuan procedura gjyqësore kundër shqiptarëve.

Këtë farë kryetari, e njohim edhe për të kaluarën e tij të errët, kur ishte “delegat” i Komunës së Bujanocit, në periudhën e sundimit të socialistëve dhe majtistëve, dekoroi dr. Mira Markoviqin, bashkëshorten e ish satrapit të Ballkanit, Slobodan Milosheviqit, me Mirënjohjen “Qytetare nderi”.

Doktor Nagip Arifi, një kuadër shkencor i Universitetit Internacional të Sanxhakut, i cili drejtohen nga Muamer Zukorliqi, ka arritur, më shumë se kushdo tjetër, ta materializoj pozitën e tij prej funksioneri, duke i sjell vetes famë, karrierë, pushtet e pasuri pa fund.

Këto dhe shumë të tjera argumente, dëshmi dhe prova, e çojnë dr. Nagip Arifin, të “argëtohet” me jetën opozitare, kuptohet me aleatët e tij strategjik si: dr. Stojança Arsiq dhe Jonuz Musliu.

Njeriu i dytë, që do të notoj në opozitë është Jonuz Musliu, i cili e ka tepruar me ofiqet, të cilat ia ka ngarkuar vetes falë bashkëpunimit intern me dr. Nagip Arifin.

Jonuzi, nuk e kishte të mjaftueshëm vetëm postin e kryetarit të Kuvendit Komunal dhe kryetarit të Këshillit Komunal për Siguri, por ia ngarkoi vetes edhe një post të lartë institucional: kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar. Me këto pozicione, ai, e ngriti veten personalisht, por e dëmtoi fort Lëvizjen e Progresit Demokratik, duke e kthyer nga një Lëvizje popullore, në një lëvizje politike konçulase.

Ky njeri me dy vula institucionale, do të shkoj në opozitë, sigurt dhe vërtikalisht, duke zbritur numrin e këshilltarëve nga 9 sish, që kishte dikur, në një numër tepër simbolik.

Njeriu i tretë, i vërtet, që do të shkoj në opozitë është dr. Stojança Arsiq, i grupimit të qytetarëve. Qarshija e Bujanocit, flet hapur se dr. Stojança, ka qenë kryetar nën hije i Komunës së Bujanocit dhe një avokat për palët shqiptaro-serbe, duke e vjelë pushtetin den baba den.

Dr. Stojança Arsiq, ka qenë kryetar komune, disa mandate në periudhën e socializmit dhe nënkryetar komune e kuvendi, në kohën e pluralizmit. Ai, ndonëse ka dalë në pension, falë multietnicitetit në pushtetin komunal të Bujanocit, qëndron aktiv. Mirëpo, këto zgjedhjet e fundit, do t’ia tregojnë rrugën dr. Stojançës, se ku e ka vendin: në opozitë, gjithsesi!

Opozita

Dalja në opozitë, e këtyre liderëve legjendarë, nuk do të kalojë pa jehonën e drejtësisë për vepra korruptive, nepotiste, keqpërdorim të detyrës zyrtare, keqmenaxhim të institucioneve, shpërdorim të autorizimeve e kallëzime të tjera penale. Gjithashtu, këta doktorë të politikës, në mungesë të rezultateve institucionale e shkencore, do të jenë varrmihës të mirë, në jetën opozitare.

Vota popullore do t’i ndëshkojë këta liderë provincialë dhe militantët e tyre, të cilët për të manipuluar me vullnetin politik të qytetarëve, nuk kursejnë as fjalorin e tyre të zhargonit rrugor.

Flitet se dr. Nagip Arifi, ka hapur kuletën, për të sajdisur me paratë publike, familjet me asistencë sociale, për t’ua blerë votat për një grusht para. Ai, gjithashtu, përflitet të ketë thënë se “nuk më duhen votat e maloqve, se i kam votat e magjupëve dhe “shopave”, të Stara Kuqës, Llapardincës dhe Rakovcit.

Malësia e Bujanocit, nuk befasohet me këto konstatime të dr. Nagip Arifit, ai, ka folur edhe më herët për zhvendosjen e banorëve për në Gjilan, se kanë shkuar për qëllime të caktuara…..Pastaj, projekti i asfaltimit të rrugës Muhoc-Zarbicë, ishte më tepër elektoral

etj. Ky nip Breznice, nuk u tregua kurrë i sinqertë ndaj malësorëve, të cilët për të janë e do të mbeten “maloq” e vetëm “maloq”.

Në këtë stil vepron edhe Jonuz Musliu, i cili thotë: “ Mos t’i afrohet askush tjetër Konçulit, kur LPD-ja është ende në skenë politike”, a nga ana tjerët shkon deri në Qarr për të kërkuar votat e malësorëve.

Krejt në fund

Edhe diçka: preshevarët njihen në popull për “Sherrin e Preshevës”, i cili ka arritur deri në “Derë të Stambollit”, pastaj tërnocasit njihen për “çivijat e Tërnocit” dhe Malësia për “trikat e maloqëve”

Malësorët kanë dhe pak ditë të mendohen e t’i vejnë në veprim “trikat e maloqëve”, të cilat nuk i njohin mirë as tërnocalitë e as preshevalitë. Le të shkojnë në tubimet elektorale të subjekteve, që u kanë premtuar “male e kodra”, le t’ua dekorojnë Listat zgjedhore dhe t’ua hijeshojnë tubimet zgjedhore, madje edhe t’ua hanë “bostanin e t’i gjuajnë me lëvore”, sepse kështu e meritojnë.

Por, nuk e meritojnë votën e tyre e cila duhet të shkoj te ai subjekt, i cili i pranon me dinjitet pa “sherr” e “çivija”, të barabartë si në fushatë, si në ndarjen e kulaçit.

Një është e vërtetë, se Vota e tyre është një armë e fortë në çjerrjen e maskave të liderëve, të cilët janë të dënuar të shkojnë në opozitë, apo jo ?!

Shoqëria Civile “Perspektiva”, në Bujanoc




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *