Me nismën e KKSh-së, ka filluar filmimi për videomësimdhënie për nxënësit shqiptarë të Luginës së Preshevës

288

Përmes një postimi në faqen e facebook, Këshilli Kombëtar Shqiptar ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme ka filluar xhirimi i mësimit për video mësimdhënie për nxënësit shqiptarë të Luginës së Preshevës.

Gjatë ditës së sotme është bërë xhirimi i lëndëve të ciklit të ulët klasa e I dhe e II, kurse gjatë javës do realizohet xhirmi i mësimit edhe për klasët tjera.

Më poshtë ju sjellim postimin e plotë të KKSH-së:

-Në bashkë organizimin mes Këshillit Kombëtar Shqiptar, Administrata Shkollore dhe Aktivi i Drejtorëve të shkollave shqipe gjatë ditës së sotme filloi xhirimi për video mësimdhënie për ciklin e ulët: klasën I dhe II – lëndët: Gjuhë Shqipe, Matematikë dhe Bota Rreth Nesh.

Nesër klasa e III dhe IV. 

Falënderim dhe mirënjohje të thellë për bashkëpunimin me çdo drejtues institucioni shkollor e në veçanti mësimdhënësit që po i kryejnë shpjegimet para kamerave. Heronjtë e vërtetë!Një Falënderim shkollës së mesme “Sezai Surroi” si nikoqir i kësaj ndërmarrje arsimore. 

-Vlen të theksohet se kjo nuk suspendon rekomandimet tjera të mësimnxënjes nga Ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik.

Inkurajojmë edhe shfrytëzimi i platformave, mundësive që ofron Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë së Republikës së Shqipërisë.

Shërbimi për informim i KKSH

/Nacionali /




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *