Me lule, ëmbëlsira dhe fotografi, kryetari Shaip Kamberi uron “8 marsin” punëtorëve të administratës komunale të Bujanocit (FOTO)

307

Në nder të “8 marsit – Ditës së Gruas”, kryetari Shaip Kamberi edhe ketë vit, ka zgjedh një formë tjetër, që t’i uroj punëtoret e administratës komunale të Bujanocit, “Ditën e gruas”, njëherit t’i kushtoj vëmendje të veçantë atyre.

Që në mëngjes, kryetari Shaip Kamberi ka ftuar në kabinetin e tij të gjitha punëtoret femra të administratës, të cilave i’u ka dhuruar lule dhe ëmbëlsira.

Të entuziazmuara nga mënyra se si kryetari Shaip Kamberi po u uron ditën e gruas, punëtorët kanë faliminderuar veç-e-veç kryetarin Kamberi për përkushtimin e tij ndaj kësaj date shumë të rëndësihme.

Në fund, kryetari Shaip Kamberi, është fotografuar me gjitha punëtoret bashkarishtë, dhe ka premtuar se edhe në vitet e ardhshme, kjo datë do të shënohet në Bujanoc, krahas vendeve të tjera./LuginaLajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *