Me lotë, përqafime dhe duartrokitje, dje u përcoll për pension, mësuesja Misrete Hasani nga Bujanoci (FOTO)

1649

Mësuesja e mirënjohur Misrete Hasani, dje edhe zyrtarisht i ka dhënë fund mësimdhënies në shkollën fillore “Naim Frashëri” në Bujanoc.

Pas një periudhe 44 vjeçare në arsim, mësuesja Misrete, dje edhe zyrtarisht përfundoi karrierën e saj.

Mësuesja në fjalë shquhet për një angazhim të jashtëzakonshëm në mësimnxënien e fëmijëve, ku ka përcjell dhjetra gjenerata nxënësish, të cilët sot gëzojnë epitetin e mjekut, profesorit dhe të intelektualëve të shquar.

Vlenë të theksohet se nxënësit aktual me gjithë prindërit e tyre të klasës IV-1, kishin organizuar një ceromonial me rastin e pensionimit të mësues së deritanishme, Misrete Hasani.

Megjithate, edhe kolektivi i shkollës “Naim Frashëri”, organizuan një koktej falenderues në shenjë rrespekti për kontributin e dhënë të mësueses Misrete./LuginaLajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *