Me koktej molotovi, sulmohet shtëpia e policit shqiptar në Bujanoc

482

Persona ende të panjohur, mbrëmjen e së enjëtes, me koktej molotovi kanë sulmuar shtëpinë e një polici në Bujanoc.

Siç është deklaruar nga Drejtoria e Policisë në Vranjë, shpërthimi ka ndodhur rreth orës 22:00 në rrugën Branko Radiçeviq p.n. në oborrin e shtëpisë së policitë shqiptar A.Z. nga Bujanoci.

Zëdhënësi i Drejtorisë së Policisë në Vranjë, Dragan Stamenkovia, për Ok radio ka deklaruar që sulmi ka shkaktuar dëme të vogla zjarri, por për fat të mir nuk ka asnjë person të lënduar.
Siç është thënë, policia me shpejtësi ka arritur në vendin e ngjarjes dhe hetimet janë duke vazhduar. Gjithashtu, nuk janë bërë të ditura detajet e tjera të sulmit./LuginaLajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *