Me defilim të automjeteve të emergjencës me rrotacion, kolegët e ‘Cufës’, përcollën trupin e pa jetë drejtë varrezave (VIDEO)

2596

Sot me namazin e ikindisë, në fshatin Tërnoc, i’u është dhënë lamtumira e fundit Isuf Salihut – Cufa, punëtorit veteran në Shtëpinë e Shëndetit në Bujanoc.

Por, kolegtivi i të ndjerit, në shenjë rrespekti për ‘Cufën’, trupin e tij të pajetë e kanë përcjell me defilimin e automjeteve të ndihmës së shpejtë me rrotacionet e ndezura, që dikur edhe i ‘Cufa’ po i voziste.

Kjo e bëri edhe më të veçantë varrimin e Cufës, i cili edhe dy muaj do të dilte në pension.

Më poshtë mund ta shihni videon nga defilimi i automjeteve të ndihmës së shpejtë./LuginaLajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *