Më 7, 8, 14 dhe 15 gusht organizohen kontrolle pa termin dhe pa pagesë për qytetarët e Bujanocit – ja cilat kontrolle mundë t’i bëni

“Më 7 dhe 8, si dhe 14 dhe 15 gusht, në Shtëpinë e shëndetit në Bujanoc, do të organizohen kontrolle sistematike pa pagesë dhe pa termin npër qytetarët e Komunës së Bujanocit” – deklaroi për LUGINALAJM, dooktoresha shtiptare, Afërdita Mustafa.

Sipas saj, në kuadër të këtyre kontrollove, qytetarvë do t’iu mundësohet matja e nivelit të sheqerit në gjak, matja e tensionit, EKG-ja, si dhe kontrollimi me dermatoskop i lëkures nga specialistja e dermatologjisë.

Ajo shtoi se gjatë datave 14 dhe 15 gusht, të njejtat kontrolle mundë të kryejnë qytetarët, duke shtuar se mundë të kryejnë edhe kontrolle tek specialisti Oto-rino-laringologjisë (ORL).

Kontrollet gjatë këtyre datave, mundë t’i kryeni prej orës 08:00h deri në ora 14:00h./LUGINALAJM/

Leave a Reply

Your email address will not be published.