Më 31 dhjetor, “Banca Intesa” do të mbyllet në Bujanoc
Filiala e “Banca Intesa” në Bujanoc, do të mbyllet më 31 dhjetor.
Lajmin e ka konfirmuar për LUGINALAJM, drejtori i ekspozitures, Zeqirja Aliu.
”Po. Ekspozitura jonë do të mbyllet më 31 dhjetor. Por, përkundër mbylljes së ekspoziturës në Bujanoc, banko-mati, do të mbesë në shfrytëzim të klientëve tanë për tërheqjen e parave” – ka deklaruar Aliu.
Megjithate, nuk janë sqaruar arsyejet e mbylljes së “Banca Intesa” në Bujanoc, edhe përkundër faktit që kjo bankë llogaritet në Bujanoc, ndër bankat me numrin më të madh të klientëve.