Më 12 prill hapen qendrat tregtare, mësimi online vazhdon deri më 19 prill

1222

Nga e hëna e 12 prillit, qendrat tregtare do të hapen me kushti që të vazhdojë ky trend i situatës me numrta e të infektuarve në Serbi, deklaruar dr. Branislav Tiodoroviq, anëtar i Shtabit republikan të Krizave.

Bizneset që ofrojnë shërbime në fushën e gastronomisë që gjenden brenda qendrave tregtare do të vazhdojnë të mbeten të mbyllura, kështu është vendosur në mbledhjen e Shtabit republikan të Krizave.

“Situata është ende në statusin e jashtëzakonshëm, me një trend të lehtë rënie sa i përket rënies së numrit të të infektuarve. Gjithashtu vërehet një rënie e kontrolleve të reja nëpër Covid ambulancat” ka thënë Tiodoroviq pas mbledhjes së sotme, shkruajnë mediat serbe, transmeton LUGINALAJM.

Ai gjithashtu ka njoftuar se Shtabi ka vendosur që deri më 19 prill të vazhdojë mësimi online, derisa pas 19 prillit të fillojë mësimi i rregullt nēpër shkolla, përveç vendeve që janë vatër e infektimeve./LUGINALAJM/

 




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *